L’opinion: Aktakuzën kundër Thaçit e kanë përgatitur prokurorë amerikanë

Gazeta franceze L’Opinion sot në një shkrim rreth Gjykatës Speciale për aktakuzën ndaj Presidentit Thaçi ka bërë me dije se prokurorët që kanë dorëzuar aktakuzë janë prokurorë amerikanë.

“Më në fund,  Jack Smith (Kryeprokurori), me ndihmën e zëvendësve të tij Alan Tieger dhe Alex Whiting, përfundon duke i thirrur të dyshuarit e parë dhe dëshmitarët në Hagë në fillim të 2019” shkruan Gazeta.

Për këta dy porokurorë ditë me parë ka folur edhe Avokati serb Tomislav Visnjic, i cili ka thënë se krejt ekipi i Prokurorisë së Gjykatës Speciale përbëhet nga amerikanët.

Ai ka thënë po ashtu se publikimi i njoftimit nga Haga, pa u konfirmuar aktakuza, deri diku  është i pazakonshëm, sepse sipas tij hetimet dhe të gjitha dokumentet zyrtare janë sekrete dhe mund të publikohen vetëm kur aktakuza të konfirmohet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.