Lonely Planet prezenton ishullin Sazan

Agjencia Kombëtare Bregdetare e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të hapë për turistët qasjen në ishullin  Sazan, që ishte me vite bazë ushtarake.

Vendimi sipas kësaj Agjencie do të zbatohet qysh këtë verë.

Ky lajm nuk ka kaluar pa u vërejtur nga ‘Lonely Planet’, i cili ka shfrytëzuar rastin që në mesin e vendeve ekzotike të shumta, të jap edhe një ‘përshkrim’ të shkurtër për Sazanin.

“Ujëdhesa Sazan që ndodhet në Otranto të Shqipërisë juglindore, teknikisht është ende bazë ushtarake, ku ndodhen dy marinarë dhe ku qëndrojnë gjatë natës patrullat detare”, shkruan Lonely Planet.

Natyrisht përshkrimit nuk i mungojnë ‘as 3600 bunkerët ushtarak dhe tunelet e shumta” të ndërtuara nga frika e sulmeve nukleare gjatë periudhës diktatoriale.

“Sazani poashtu ka biodiversitet sinjifikant së këndejmi ekspertët e turizmit në Shqipëri shpresojnë se ishulli do të shndërrohet në destinacion për observuesit e zogjëve, siç shpresojnë që ti shndërrojnë tunelet e shumta në bodrume të verës” , ka shkruar mes tjerash L.Planet.

Sipas këtij mediumi “objektet e pabanuara të ujëdhesës dikur kanë strehuar mbi 3 mijë trupa, e aty është edhe një shkollë e rrënuar ku kanë vijuar mësimet fëmijët e familjeve të ushtarakëve”.

Në Sazan mund të arrini për gjysmë ore nëse niseni me barkë nga vlora. Një gjë e tillë do të jetë e mundshme nga qershori, përfundon prezentimin e Sazanit ‘Te Lonely Planet’. /infoglobi