Londër: Kurti i kërkon Bërnabiqit njohje të Kosovës

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë sot në Londër ku po marrin pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në këtë samit të pranishëm janë kryeministrat nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigteri, e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka bërë të ditur se Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia, njofton Klan Kosova.

Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësor për sigurinë në rajon.

Ndërkaq gazetari i revistës “The Economist”, Tim Judah ka realizuar edhe një foto ku shihen kryeministrat e dy vendeve të ulur pranë njëri tjetrit.

Foto: Tim Judah

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.