Londër: Evakuohen udhëtarët nga aeroporti Gatwick

Terminali verior i aeroportit të Getuikut në Londër është evakuuar sot “për mbrojtje të publikut”.

Qindra njerëz janë parë të qëndronin jashtë në shi pasi u lajmëruan të dilnin nga aeroporti në mëngjes.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi për mediet vendase masën e ndërmarrë, duke e arsyetuar me “mbrojtje për publikun”.

Sipas dëshmitarëve, policia arrestoi një burrë që mendohet se mbante një armë në çantë, por kjo nuk mund të konfirmohet ende.

Kjo ngjarje vjen ndërkohë në kulmin e alarmit pas sulmeve të mbrëmshme terroriste në Paris.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.