Ballina / KURIOZITETE / Lokana ofron 9 mijë euro për ata krijojnë familje dhe jetojnë në të
lokana_itali

Lokana ofron 9 mijë euro për ata krijojnë familje dhe jetojnë në të

Një qytet italian me pak banorë ka vendosur ta përdorë një mënyrë të veçantë për ta luftuar zvogëlimin e popullsisë. Autoritetet lokale në këtë qytet ofrojnë shpërblim prej 9 mijë eurove për ata që vendosen për të jetuar në këtë qytet dhe krijojnë familje në të.

Secili që dëshiron të vendoset në komunën e bukur alpine në rajonin malor të Piemontit mund të paguhet me 9 mijë euro përgjatë tre vjetëve. Kryetari i qytetit të Lokanas, Giovanni Bruno Mattiet, ka thënë se e ka bërë këtë ofertë me shpresën se do ta ndalojë trendin e zvogëlimit të vazhdueshëm të popullsisë.

Fillimisht, kryetari u kishte bërë ftesë vetëm të huajve që jetojnë në pjesë të ndryshme të Italisë, por pas mungesës së personave të interesuar, ai e zgjeroi ofertën edhe për të huajt që jetojnë në shtete tjera. Numri i çifteve të reja është zvogëluar dhe ky fakt mund të ndikojë edhe në mbylljen e shkollës së qytezës.

Qyteti është përballur edhe me mbyllje të dyqaneve dhe restoranteve për shkak të largimit të njerëzve. Në pjesën e parë të shekullit të kaluar, Lokana ka pasur mbi shtatë mijë banorë, por kjo shifër tashmë ka rënë në më pak se 1500. Vitin e kaluar, në qytet kanë vdekur 40 njerëz dhe janë lindur vetëm 10 foshnje, shkruan “Daily Mail”

@Fluidi

Provo po ashtu

Yusaku Maezawa, pasagjeri i parë në orbitën e Hënës

Yusaku Maezawa, ky është pasagjeri i parë në orbitën e Hënës

Një sipërmarrës japonez do të jetë pasagjeri i parë që do të udhëtojë në anijen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.