toyota, Olympics, climate change

Lojërat Olimpike 2020 më ekologjike

Toyota shpreson të arrijë emetimin më të ulët që është parë ndonjëherë

Toyota, një partner në të gjithë Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Tokio 2020, ka njoftuar se gati 90% e automjeteve që do të sigurojë për lojërat do të funksinojnë elektrikisht, shkruan techobserver.

Kjo zgjedhje vjen dhe si rrjedhojë e një lëvizjeje për dëmet që i shkaktohet mjedisit dhe rrugët që çojnë drejt zgjidhjeve.

Kompania shpreson të arrijë objektivin më të ulët të emetimeve që është parë ndonjëherë, për automjetet zyrtare të përdorura në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike.

Një nga qëllimet kryesore të Toyota në bashkëpunim me Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të vitit 2020, janë përqendruar në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe aksesimit të kësaj teknologjie të përparuar të automjeteve elektrike. Organizatorët e Tokio 2020 u shprehën për  Associated Press se ka pasur 7.5 milionë regjistrime si pjesë e sistemit të lotarisë, të përdorur për ndarjen e biletave.

Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike dhe Paralimpike në Tokio ka nxjerrë një raport në të cilin automjetet e elektrizuar rezultojnë  si një rrugë fitimprurëse për inovacion.

Përveç sigurimit të modeleve ekzistuese, Toyota po punon me modele të posaçme për Tokio 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!