Okey Friends
Okey Friends

Loja në shqip “Okey Friends”

Nëse deri më sot për të luajtur lojën Okey u është dashur të dilni në lokalin tuaj të zakonshëm dhe të mblidheni me miqtë tuaj të përditshëm, nga sot e tutje, lojën Okey mund t’a luani thjesht nga celulari juaj.

Nëpërmjet aplikacionit Okey Friends, ju keni mundësinë që të luani me miqtë tuaj në kohë reale pa mos patur nevojën dhe domosdoshmërinë e një vend-takimi.

Gjithçka që duhet të bëni është të shkarkoni aplikacionin në PlayStore ose AppStore, të krijoni një lojë dhe t’i ftoni miqtë tuaj t’i bashkangjiten lojës në mënyrë fare të thjeshtë duke klikuar brenda lojës opsionet e ndryshme si Facebook, WhatsApp, Viber, etj.

Shumë e njohur nëpër të gjithë botën dhe një legjendë absolute tek popujt e Ballkanit e veçanërisht tek populli Shqiptarë, Okey Friends është obsesioni i një brezi të tërë që tek kjo lojë ka gjetur argëtimin që kërkonte prej kohësh.

Është loja që mbledh rreth vetes me dhjetëra miq të cilët sfidojnë njëri-tjetrin në mënyra të ndryshme, dhe është njëra ndër arsyet kryesore e takimeve të tyre të përditshme.

Është loja që luhet pa përjashtim nga çdo brez dhe çdo gjeneratë, nga i madh e i vogël. Dhe ka një të keqe; Nëse e luan njëherë, do e luash përgjithmonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.