Ballina / OP./INTERVISTA / Logjika e kozmosit dhe dëshmi për jashtëtokësorë
Logjika e kozmosit dhe dëshmitë për jashtëtokësorët

Logjika e kozmosit dhe dëshmi për jashtëtokësorë

Kozmosi është aq i madh, aq kolosal sa nuk ekziston fjalë, e cila këtë hapësirë do ta përshkruante besnikërisht. E numri i trupave në kozmos është aq sa më asgjë nga jeta e përditshme nuk mund ta krahasojmë.

Toka është një trohë e pavërejtshme në Sistemin Diellor, i cili është një pikë e padukshme në Galaktikë. E ajo galaktikëështë më e imtë në kozmos se një kokrriz rëre në plazhin e Kopakabanës. Shumë më e imtë. E tash thuani se jemi të vetmuar në kozmos dhe se jeta ekzistin vetëm në Tokë.

Pse atëherë gjithë ajo hapësirë dhe pse gjithë ata gurë në qoftë se është steril? Paramendojeni një galaktikë një miliard vite drite me 100 miliardë yje dhe një mijë miliardë planete dhe të mos ketë asgjë atje. Është e pakuptimtë.

Pos kësaj, e dimë sa kemi gabuar kur kemi thënë se Toka është në pozitë të privilegjuar, se është qendër e kupër qiellore, se është një dhe e vetme, e veçantë. U desh të kalonin një mijë shekuj që të kuptojmë gabimin tonë dhe se Toka është vetëm njëra prej botësh të panumërta sa ka. Dhe se ylli ynëështë gati i padukshëm, një yll mesatar ndër mijëra miliarda të tjerë.

Nuk jemi të privilegjuar dhe të vetmit në këtë pafundësi. Duhet të ekzistojë edhe dikush. A s’është kjo më logjikja që mund të jetë? A nuk është?

Hëm, hëm, hëm. Po edhe nuk është! Sepse, disi, krejtësisht padukshëm, sërish veten e kemi vënë në pozitë të privilegjuar dhe kozmosin e masim me logjikën tonë. Mendojmë se nëse diçka është logjike për ne, atëherë kjo është logjike gjithkah në tërë vasionën dhe për tërë vasionën. Dhe kështu themi, ndonëse jemi të vetëdijshëm se logjika jonë nuk është e besueshme. Gjithnjë deri para dy shekujsh për ne ka qenë e logjikshme se Toka është pllakë e rrafshtë dhe se sillet rreth Diellit. Kush e di se çka është sot e gabueshme në logjikën tonë.

Sistemi ynë i të menduarit dhe i të gjykuarit është zhvilluar me qindra mijëra vite këtu në Tokë, në kushte tokësore. Logjika jonë merr të dhënat nga shqisat, e shqisat janë zhvulluar për nevoja të përditshme. Ne orientohemi mirë dhe vërejmë mirë në rrethinën tonë. E vëremjmë mirë atë qëështë e rëndësishme për ekzistencë. Nuk i shohim rrezet gama dhe radio valët, sepse kjo për jetë kurrë s’na është nevojitur. Pos kësaj, shqisat janë mashtruese dhe dinë të na hutojnë. Ne shohim se binarët e hekurudhës bashkohen në largësi ndonëse kjo nuk është e vërtetë. Ne themi se për shembull një mjegullnaje është e kuqe, por ngjyrat janë vetëm përjetim i yni, ato nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm valëzimi i energjisë, vetëm rrezatimi të cilin ne e vërejmë si e kuq, apo si ndryshe.

Ne themi se në kozmos duhet të ekzistojë diçka (jeta), ndërsa kozmosin nuk e kuptojmë. Çka dimë për kozmosin? Prej tërë kozmosit ne e vërejmë 4% të tij. Pjesa tjetër, 96% për ne është mister. E edhe në ata 4% vështirë ia dalim. Sepse, kozmosi ekziston në disa nivele. Nivelin mikro nuk e kuptojmë aq mirë. Logjika jonë thotë se mund të kalojmë vetëm nëpër një derë, kurse në nivelin kuantik grimcat njëkohësisht kalojnë nëpër dy. Njëkohësisht! është e palogjikshme, por ashtu është. Në botën e fikzikës kuantike logjika ynë dështon dhe prandaj ka fizikanë, të cilët në dëshpërim thonë se mendja njerëzore kurrë nuk do të arrija ta kuptojë botën kuantike.

Njësoj është edhe me makrokozmosin. Në botën tonë të vogël shuma e këndeve të trekëndëshit gjithmonë është vetëm 180 shkallë. Nuk u lënë të dilni nga shkolla deri sa të mos u ngulitet kjo. E në makro kjo shumë është më e vogël apo më e madhe, por kurrë jo 180. Në botën tonë të shpejtësive të vogla ato mbidhen e zbriten, ndërsa në botën e shpejtësive të mëdha jo. Shpejtësia e rrezes së dritë + shpjetësia e rrezes së dritës = shpejtësia e rrezes së dritës. E palogjikshme, por kështu është. Në qoftë se binjaku ynë fluturon me shpejtësinë e dritës në një sistem tjetër yjor dhe ne në ndonjë mënyrë e shikojmë do të shohim se edhe pas 20 vitesh udhëtimi ai ka mbetur i ri, ndërsa ne jemi plalur për ato 20 vjet. Por, në qoftë se ai na shikon ne, do të vërejë se ne kemi mbetur të rinj, e ai është plakur. E palogjikshme, për kështu është.

A mundemi që edhe pas të gjitha këtyre të mbështetemi në logjikën tonë? Po pra, jemi të detyruar, sepse tjetër nuk kemi, por duhet të jemi të vetëdishëm për dobësitë e saj dhe gjithsesi nuk mund të themi: “është e logjikshme të ketë jashtëtokësorë”. Ne e dimë logjikën e kozmosit aq sa e njohim kozmosin në të gjitha nivelet e tij. E kozmosin e njohim dobët.

Për gjykim të besueshëm mbi ekzistimin e jetës inteligjente në kozmos na duhet dije shumë më e madhe se kjo që kemi. Ndoshta jetë të tillë edhe ka, por ne nuk mund ta themi ketë vetëm për shkak se kzomosi është aq i madh dhe pse ka plot planete në të. Përndryshe, edhe sistemi ynë Diellor është i madh, paimagjinueshëm kolosal dhe në të ekzistojnë një trilion trupash të ndryshëm, por megjithatë nuk shohim se në të ka jashtëtokësore. Pse kozmosi është i madh dhe pse numri i trupave në tëështë i pamatshëm – nuk do të thotë asgjë. Ndoshta kozmosi ekziston vetëm për ne nga shkaqe të cilat nuk mund t’i kuptojmë. Ndoshta ne jemi rastësi?

Për një mijë vite na ishte e logjikshme se jemi vetëm në vasionë, një mijë vjet na dukej e logjikshme se Toka është pllakë e rrafshët rreth të cilës sillet kupa qiellore dhe gjatë tërë këtyre shekujve kemi qenë të mashtruar. Si mund të jemi sot kaq kryelartë e të mendojmë se e njohim logjikën e kozmosit? Duhet të kemi dëshmi!

Ne themi: në qoftë se ekzistojnë kushtet, është e logjikshme të ekzistojë edhe jeta. Sot askush nuk dyshon se në truallin e Marsit do të mund të rriteshin domate, por problem është se ne nuk dimë asgjë për atë se si krijohet jeta. Ndoshta ekzistimi i kushteve të mira për jetë nuk është i mjaftueshëm që edhe ajo të krijohet. Sikur të kishim gjetur deri më tash pesë vende të banueshme në të cilat ekzistojnë kushte të mira për jetë, do të mund të thoshim me siguri të madhe se edhe në vendin e tillë të gjashtë ekziston jeta. Por ne këtë përvojë nuk e kemi!

A ka në atë hapësirë të pafundme jetë jashtëtokësore? A mund të mbështetemi në logjikën tonë? Ndoshta ka dhe kjo është e tëra që dimë mbi atë.

Ne, në mendjen tonë, në bazë të të dhënave që marrim nga shqisat, krijojmë pamje të botës dhe themi ja, ai është yll, e kjo është karrige. Por një aparat tjetër njohës do të krijonte pamje të ndryshme. Në realitet, i tërë kozmosi është vetëm zbrazëtirë e përshkuar nga energjia, e cila në disa vende të rrall, fiton formë të veçantë, të cilën e quajmë materie. E kjo materie është e thurura nga grimcat atomike, të cilat egërsohen marrëzisht dhe në çdo çast janë në një vend tjetër, e ne për të në esencë e marrim një pamje të përafërt e të mjegulluar në kohën e dhënë dhe themi ja ylli, e kjo është karrige. E as ylli as karrigja në të vërtetë nuk ekzistojnë për një mendje dhe logjike tjetër.

A ka në këtë hapësirë të pafundme jetë jashtëtokësore? A mund të mbështetemi në logjikën tonë? Ndoshta ka dhe kjo është e tëra që dimë për këtë. /infoglobi/

@Fluidi

Provo po ashtu

komisioni evropian

Komisioni i BE: përgatitje për zgjedhjet evropiane

Në javët e ardhshme do të merret vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.