Ballina / BOTA / Lobimi në Uashington, 3 partitë e mëdha “rrethojnë” Shtëpinë e Bardhë
In Fabric

Lobimi në Uashington, 3 partitë e mëdha “rrethojnë” Shtëpinë e Bardhë

Njëkohësisht me luftën politike në Tiranë, mes partive më të mëdha shqiptare zhvillohet edhe një tjetër betejë më e padukshme, ajo për ndikim dhe mbështetje në Uashington. Vetëm gjatë muajit të fundit në Departamentin amerikan të Drejtësisë janë depozituar dy kontrata, përmes të cilave, dy partitë më të mëdha në vend kanë punësuar lobistë për të promovuar veten në Uashington.

E para, Partia Demokratike ka pajtuar kompaninë “Muzin Capitol Partners” në datën 31 mars të këtij viti. Sipas kontratës, kompania do të promovojë vizionin dhe qëllimin e Partisë Demokratike te bizneset dhe udhëheqësit politikë në Uashington. Në këmbim, PD-ja do të paguajë 75 mijë dollarë, në 3 këste me nga 25 mijë dollarë secili, respektivisht në datat 22 mars, 22 prill dhe 22 maj të këtij viti.

Kontrata e dytë është e Partisë Socialiste dhe është nënshkruar vetëm pak ditë më parë, saktësisht në datën 13 prill, me kompaninë lobuese “Ballard Partners”. Sipas kontratës, kompania do të këshillojë dhe asistojë Partinë Socialiste në komunikimet e saj me zyrtarët e qeverisë amerikane.

Edhe pse kontrata e lobimit nuk është dorëzuar e plotë në Departamentin amerikan të Drejtësisë, “The Hill”, një gazetë shumë afër Kongresit amerikan, zbulon se Partia Socialiste do të paguajë 240 mijë dollarë te “Ballard” për një periudhë njëvjeçare.

Sipas gazetës, “Ballard Partners” është një kompani shumë e afërt me presidentin amerikan, Donald Trump. Pronari i saj, Brian Ballard ka qenë gjatë fushatës elektorale të Trumpit, shefi i financës për shtetin e Floridës dhe ndoshta kjo nuk është një zgjedhje e rastësishme për socialistët.

Dy kontratat e partive më të mëdha në Tiranë vijnë në një kohë kur partia e tretë e madhe e vendit, Lëvizja Socialiste për Integrim, sapo ka përfunduar edhe ajo një marrëveshje të ngjashme lobimi. LSI-ja i pagoi “Global Security and Innovative Strategies” 175 mijë dollarë për lobim në Uashngtion. Objekti i kontratës ka qenë mundësimi i takimeve të zotit Meta me zyrtarë të ndryshëm në Jongresin dhe qeverinë amerikane.

Check Also

Sebastian Kurz

Sebastian Kurz krahasohet me Hitlerin

Revista satirike gjermane Titanic në profilin e vet në Twitter ka publikuar fotografinë, e cila …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *