Ballina / Biznes / Karrierë / Lluka: Për ta shpëtuar Telekomin, duhet të ulen pagat
lluka

Lluka: Për ta shpëtuar Telekomin, duhet të ulen pagat

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ka vizituar Telekomin e Kosovës me ç’rast është pritur nga kryeshefi i kësaj kompanie dhe Bordi i Drejtorëve.

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit Gent Begolli, ka thënë se e kanë njoftuar ministrin për gjendjen aktuale në Telekom, për krizën financiare në të cilën po kalojnë.

Ai tregoi edhe për masat që kanë ndërmarr e që disa janë ato të reduktimit të shpenzimeve.

Sipas tij të hyrat për muajin gusht kanë shkuar në 8 milionë e 741 mijë euro.

Ministri Lluka theksoi se ndihet i lumtur që është thyer rekordi i të hyrave në muajin gusht.

“Ajo që është me rëndësi që Banka Botërore dhe BERZh të inkuadrohet në ristrukturimin e Telekomit. Punësimi është reduktuar dhe shpenzimet po ashtu”, theksoi Lluka.

Ai tha se për ta shpëtuar Telekomin duhet të ulen pagat, por së pari duhet të ketë një plan të ristrukturimit dhe pjesa e fundit mbetet që të ulen pagat.

Ndërsa, Begolli ka thënë se janë mbi 900 padi nga punëtorët e Telekomit të natyrave të ndryshme.

Keqmenaxhimi, jokoherenca me zhvillimet teknologjike, punësimi enorm i njerëzve joprofesionistë, bënë që Telekomi i Kosovës, një nga ndërmarrjet më fitimprurëse në vend të futet në krizë dhe në prag të falimentimit. Borxhi i akumuluar ka arritur shifrën e 60 milionë eurove. Sipas të dhënave zyrtare, në Telekom janë të punësuar rreth 2.300 punëtorë.

@Fluidi

Provo po ashtu

kossnet

Ambasadori Amerikan: Zyrtarët e korruptuar në burg

Ligjet e mira dhe procesi më transparent janë të rëndësishme, por nuk mjafton ti keni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.