Lluka: Ka investime, por jo sa duam ne

Para së gjithash Kosova duhet të gjej format e stimulimit financiar të investimeve, deklaroi në intervistën për Info Globin drejtori i IPAK-ut, Valrdrin Lluka.

Intervistoi: Evliana Berani

Në intervistën për Info Globin, Drejtori I Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë (IPAK), Valdrin Lluka , flet për vizionin e tij se si duhet rritur investimet e huaja direkte, për trended e tyre në rajon e në Kosovë si dhe për ndërlidhjen që kanë investimet në papunësi, varfëri, etj

InfoGLOBI: Cilat janë problemet kryesore në fushën e investimeve të huaja direkte? Në rastin e Kosovës shtrohet pyetja pse janë ato kaq të ulëta?

Nëse e shikojmë vitin 2011 nuk janë të ulëta janë më mirë se Maqedonia, më mirë se Shqipëria më mirë se Bosnjë e Hrecegovina, dhe më mirë se Mali i Zi.Mirëpo, investimet e huaja nuk janë ende në nivelin që dëshirojmë t’i shohim. Fjala bie, ato nuk mund t’i krahasojmë me Serbinë për shembull, ku çështjet përkitazi me investimet e huaja direkte qëndrojnë më mirë. Sidoqoftë, para nesh shtrihen sfida për të shtuar investimet. Ajo se çfarë duhet të bëjmë e ku duhet të fokusohemi, është stimulimi financiar me qëllim të nxitjes së tyre.

InfoGLOBI: Çfarë stimulime financiare duhet të ofrohen që gjendja të përmisohet?

Ne e kemi bërë një hulumtim dhe mbështetur në rezultatet e tij doli se ka nevojë për disa lloje të stimulimeve financiare që mund të bëhen. Egziston stimuli financiar që bëhet për punën që krijohet, siç e ka Sërbia për shembull. Serbia jep stimulime financiare për çdo punë që krijon një investitor i huaj, varësisht në rajonin ku operon. Nëse është rajon i varfër atëher jep stimulime deri në 9000 euro që është maksimumi. Nëse është rajon më i pasur për shembull Beogradi nuk jep asgjë sepse aty veç se ka investitorë të huaj. Ka edhe forma tjera të stimulimit financiar që do të mund të rrisin investimet e huaja. Bie fjala, financimi në mënyr direkte për aq sa është madhësia e investimit.

Për shembull Maqedonia aplikon formën e tillë. Në Maqedoni nëse një fabrikë është me vlerë deri në 3 milion euro, atëherë ata financojnë deri në 50% të atij investimi.

Dhe natyrisht, ka forma tjera të cilat nuk janë domosdoshmërisht të lidhura direkt me të holla, sië është bie fjala lirimi nga taksat e ndryshme, e të ngjashme. Kjo mund të bëhet për një periudhë të caktuar dhe do të lehtësonte buxhetin e investitorit. Për shembull, për bizneset afatgjate e ato për të cilat Kosova ka levërdi, bizneset doo të mund të lirohen tatimi në profit deri në 10 vite.

InfoGLOBI: Ju keni kontakt me kompanitë e interesuara që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Nga cilat vendet vijnë ato dhe cilat janë kompanitë më relevante që u janë drejtuar deri më tash?

Keni të drejtë. Në Agjencinë për Promovimin e Investimeve (IPAK) në vazhdimsi kemi investitorë potencial që shprehin interesim për kushtet e investimeve eventuale. Por, në IPAK nuk kënaqemi me kaq. Ne kemi qasje proactive dhe nuk presim vetëm që bizneset të lajmërohen tek ne, por shumë shpesh marrim pjesë në konferenca të ndryshme nëpër botë dhe iniciativa tjera, ku ftojmë direct bizneset nga e tërë bota dhe ua prezentojmë mundësitë dhe avantazhet e investimeve që mund t’i bëjnë ato në Kosovë.

InfoGlobi: Po nga cilat vende ka më shumë të interesuar për investime?

Kohët e fundit kishte interesim më të madh nga vendet si Turqia, Kina dhe Indonezia për shkak të kostos të transportit të naftës, por edhe të kosotos së fuqisë punëtore, që është e krahasushme me atë në Kinë. Ka interesim edhe nga bizneset e vendeve të Bashkimit Europian. Industritë që kanë treguar interesim të madh janë industria e tekstitlit, ajo e përpunimit të metalit dhe drurit. D.m.th edhe përpunimi i moblijeve, e tjera. Pastaj është interesimi për industrinë e bujqësisë apo për procesimin dhe paketimin e ushqimit. Interesim I madh është vërejtur në fushën e energjetikës, atë të minierave dhe mineraleve, sektore këto mjaft fitimprurëse.

InfoGlobi: A ka edhe sektore tjera të rëndësishme ku ka nisur të shfaqet ky interesim?

Po është edhe sektori i turizimit, nje sector mjaft premtues. Tani që kemi edhe përpjekjet për privatizimin e Brezovicës, ky interesim është shtuar edhe më shumë. Dhe t’ua them të drejtën, edhe ne si kosovë jemi të interesuar që ta promovojmë atë më shumë tek vendet e Bashkimit Evropian. Investimi në turizëm rural është diçka që ka nxitur interesimin për investime nga të huajt, ndërkohë që interesim në rritje ka edhe për investime në sektorin e proshimit të materialeve ndërtimore. Do të përmendja këtu prodhimin e tullave apo tjegullave, të çimentos e të ngjashme.

InfoGLOBI: Padyshim, krahas shprehjes së interesimit për investime, në Kosovë ka pasur edhe raste kur investitorët eventual janë tërhequr nga iniciativa të tilla. Keni takuar të tillë?

Kemi pasur disa raste, kur investitori erdhi deri në atë fazë që të shpreh dëshirën për të investuar në Kosovë, sepse I ka pëlqyer ajo edhe si ambient, por edhe si vend me kulturë që e preferojnë, siç është bie fjala mikpritja e të ngjashme. Mirëpo në ka ndodhur që ata janë tërhequr në momentin e fundit për shkak të mungesës së stimulimeve financiare. Për shembull, kohë më parë, e kemi humbur një investitor turk me të cilin jemi dakorduar për investime.

Janë bërë të gjitha marrveshjet, janë rregulluar të gjitha gjërat që ata të investojnë në Kosovë, mirëpo në momentet e fundit, Bullgaria ua ofroj një fabrikë me pes vite pa qera, të cilën ata e pëlqyen më shumë dhe e panë si mundësi më të levërdishme për zhvillimin e biznesit. Vlera ishte rreth 1 milion euro, prandaj investitori shkoi aty ku kishte më shumë levërdi.

InfoGLOBI: Kohë më parë shefi i Komisionit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, në intervistën dhënë InfoGLOBIT, kishte pohuar se ka dëgjuar që investitorët tërhiqen edhe për shkak të perceptimit lidhur me shtrirjen e korrupcionit por edhe mosbesimit në institucionet e drejtësisë? A mund të ndodh që ju nuk jeni në dijeni se investitorët ikun edhe për arësye tjera e jo vetëm pse dikush nga shtetet fqinje u ofron kushte më të mira?

Është e mundur që ka edhe arësye tjera të tërheqjes . Kam parë se në media është shkruar që investitorët tërhiqen edhe për shkak të korrupcionit.

Personalisht, ne si IPAK nuk kemi ndonjë rast të tillë specific, kur dikush nga investitorët ka ardhur që të paraqes ndonjë rast të korrupcionit, apo të përmend korrupcionin si shkak të tërheqjes nga investimet. Nuk po them se nuk ka korrupcion. Padyshim korrupcion ka, por ai egziston në nivele shumë individuale. Mund të ndodhë që një individ

I angazhuar në procesin e dhënies së lejeve të punës apo licencave të kërkojë diçka dhe të pengoj procesin e investimeve. Por , po e nënvizoj prap, këto po i them mbështetur në atë që kam parë nga raportet e ndryshme si në media, pastaj në raportet e Bankës Botërore, e të ngjashme. Ne si IPAK nuk kemi pasur përvojë direkte të tillë. Pra tek ne nuk kanë arritur ankesa nga investitorët potencialë që do të shpalonin ndonjë përvojë të tyren direkte me sjellje korruptive të ndonjë zyrtari, apo kujt do tjetër. Sidoqoftë, unë i paraprij parandalimit të këtij problemi duke i thënë çdo investitori që vjen që raste të tilla të raportohen. I them që nëse hasim në ndonjë problem të tillë të na njoftojnë menjëherë , që të vijnë tek ne dhe përmes niveleve më të larta politike t’i zgjedhim problemet e tilla dhe t’i reduktojmë në minimum pengesat eventuale që ekzistojnë në rrugën e nxitjes dhe rritjes së investimeve të huaja në Kosovë.

InfoGLOBI: Për aq sa ka investitime të huaja në Kosovë, cili është vlerësimi: sa kanë ndikuar aro në uljen e papunësisë dhe në uljen e varfërisë?

Normalisht që tash për ta vënë në kontekst më të gjërë ndërlidhjen dhe ndikimin e investimeve të huaja direktë në tregun e punës në Kosovë apo uljen e papunësisë, më duhet të potencoj se në tregun e punës në Kosovë çdo vit hyjnë nga 30.000 persona të rinj të aftë për punë. Me një statistikë të tillë të atyre që kërkojnë punë për herë të parë, dikush mund të mendoj se Kosova tani duhet të hap çdo vit nga 30 mijë vende të reja të punës për të mbajtur nivelin e papunësisë në 35 për qind sa janë shifrat zyrtare. Papunësia nuk ka trende të rritjes sap o shihim nga shifrat zyrtare, kjo është sepse një numër I njerëzve të ri futet në tregun e punës, gjen punë, ndërkohë që një pjesë e mirë e njerëzve për shkak tëe moshës që ka penzionohet. Megjithatë, konsideroj se përderisa papunësia nuk është duke u rritur si numër, kjo tregon se këto investime që vijnë si biznese të vogla si të mesme si dhe nga investitorët e huaj, janë duke e mbajtur Kosovën të paktën në nivel të njejtë. Investimet pra nuk po e përkqësojnë gjendjen.

InfoGLOBI: A ka evidencë sa vende të punës janë gjeneruar, bie fjala gjatë 5 vjetëve të fundit, nga investimet e huaja direkte. Dhe, sa ishte lartësia e këtyre investimeve?

Statistikat flasin se për 4 vitet e fundit Kosova kishte mbi 1.8 miliardë euro investime . Fjalën e kam për periudhën mes viteve 2007 – 2011. Sa i përket numrit të vendeve të punës, të gjeneruara enkas nga investimet e huaja direkte në Kosovë, ato për fat të keq nuk i kemi ende për ndonjë periudhë më të gjatë kohore. Sidoqoftë ka raste specifike që e vlenë të përmenden këtu. Po e zëmë ka fabrika që kanë punësuar disa qindëra veta dhe rastë të tilla do të doja të shoh më shumë në Kosovë.

@infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!