Ballina / KRYESORE / Lazarat: Arrestohen 13 persona, kërkohen disa të tjerë

Lazarat: Arrestohen 13 persona, kërkohen disa të tjerë

Gjatë natës së kaluar në Lazarat, njësitët e policisë shqiptare kanë arritur të kapin 13 persona nga “Grupi i zjarrit”, të cilët mëngjesin e një dite më parë qëlluan për vdekje policin 31-vjeçar Ibrahim Basha dhe plagosën dy të tjerë.

Forcat e sigurisë së Shqipërisë po vazhdojnë kërkimin e disa të dyshuarve tjerë.

“Grupi i zjarrit”, sipas policisë përbëhet edhe prej 8-personave të tjerë të cilët pritet të arrestohen nga momenti në moment.

Lazarati dhe rrethinat e tij janë nën kontroll të plotë të rreth 400 efektivave policorë. Në ndihmë të tyre që nga mesdita e djeshme janë në dispozicion edhe dy helikopterë të ushtrisë.

Mes pjesëmarrësve të sulmit ndaj policisë të një dite më parë dhe të atyre që janë shpallur në kërkim ka dhe përsona të dyshuar për terrorizëm pasi ata kanë vendosur në disa raste mjete shpërthyese në lagje të ndryshme muaj më parë në Lazarat.

Madje, sipas policisë tre nga përsonat në kërkim, në rrjetet e tyre sociale dallohen qartë për simpatitë që kanë për grupin terrorist ISIS.

Provo po ashtu

serbia-kosova_

‘Trumpi i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën’

Grenell tekstualisht ka vënë kusht – Serbia duhet ta njohë Kosovën strong shkruan gazeta beogradase. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.