Ballina / KURIOZITETE / Llamba elektrike ndriçuese nis suksesin para 139 viteve
llamba elektrike ndriçuese nis suksesin para 139 viteve

Llamba elektrike ndriçuese nis suksesin para 139 viteve

Shpikësi Thomas Edison më 21 tetor të vitit 1879, filloi provat për një tjetër lloj filamenti për llambën e tij elektrike ndriçuese.

Llamba bëri dritë për 40 orë, duke shënuar eksperimentin e parë të suksesshëm të Edisonit me llambën elektrike, pas mijëra dështimesh në provat laboratorike në Menlo Park të New Jersey-it.

Çelësi i suksesit ishte përdorimi i një filamenti prej karboni të hollë sa një fije floku, e cila ndriçonte por nuk shkrihej nga nxehtësia që krijonte elektriciteti.

Ai deklaroi para punonjësve të laboratorit: “Nëse arrita ta bëj të ndriçojë për 40 orë, mund ta bëj të ndriçojë për 100 orë.”

Në bazë të kësaj llambe, Edisoni filloi të punonte për ndërtimin e sistemit të parë të suksesshëm të ndriçimit, i cili pas disa kohësh do të furnizonte me energji 85 shtëpi që kompania e tij i kishte pajisur me qarqe elektrike dhe llamba ndriçimi në qytetin e New Yorkut.

@Fluidi

Provo po ashtu

alien

Shkencëtarët mendojnë se ne mund të jemi alienë

Universi është aq i madh, saqë ai kurrë nuk pushon duke na habitur. Ja disa nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.