Ballina / LIFESTYLE / Me livando kundër stresit
livando

Me livando kundër stresit

Nëse ju duhet një mënyrë e shpejt për t’u qetësuar kur përballeni me diçka stresuese, një nuhatje e livandos mund të jetë shpëtimi juaj.

Të paktën ky është sugjerimi i një studimi të publikuar në revistën ‘Laryngoscope Investigative Otaloryngology’, i cili ka zbuluar se pacientët nëpër spitale të cilët kishin qenë duke u ballafaquar me operacione kishin raportuar për më pak shqetësim dhe stres kur ishin ekspozuar ndaj aromaterapisë me livando.

Duke marrë parasysh thjeshtësinë, sigurinë dhe koston e aromaterapisë, të gjithë spitalet duhet të kenë në konsideratë këtë lloj terapie.

Vlen të ceket se efekti i livandos ka qenë “modest” – kjo ndoshta për shkak se operacionet do t’ju shkaktojnë shqetësim dhe stres pavarësisht se çfarë nuhatni apo konsumoni.

Sidoqoftë, edhe një studim tjetër i vitit 2012 e kishte konfirmuar se livando e rregullon shtypjen e gjakut, të rrahurat e zemrës dhe temperaturën e lëkurës.

@Fluidi

Provo po ashtu

te rriturit

Sa kohë kalojnë para ekranit të rriturit?

Personat e rritur në SHBA tanimë kalojnë pjesën më të madhe të ditës në rrjete …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.