Ballina / Shëndet & Fitnes / Livando e dobishme për shëndetin
LIVANDO

Livando e dobishme për shëndetin

Livando është një bimë aromatike, shumë e dobishme për kujdesin personal dhe bukurinë.

Livando njihet që nga antikiteti nga përdorimi i saj për të pastruar trupin, në mënyrë të veçantë për të përdorur ujin e saj në formë parfumi.

Vaji esencial i livandos

Vaj esencial i livandos është i njohur për shekuj me radhë për vetitë e tij shëruese për djegiet dhe inflamacionet e lëkurës.

Disa pika, edhe më mirë nëse hollohet në një vaj bazë, të tillë si vaj ulliri ekstra të virgjër, mund të përdoret për të fshirë lëkurën në rastin e pickimit nga mushkonjat.

Konsiderohet edhe si vaj esencial relaksues.

Ёshtë i mrekullueshëm në rastin e dhimbjeve të kokës që shkaktohen nga stresi dhe tensioni.

Thjesht aplikoni një ose dy pika në tëmthet për të parë përfitimet e para.

Në bukuri, ky vaj esencial mund të përdoret për t’i kthyer gjallërinë flokëve të yndyrshëm, për të ndërprerë rënien e tyre dhe për të larguar zbokthin.

Ujë tonik i lule livandos

Livando përdoret si rifreskues i parfumuar e cili ndihmon edhe në rastet e pagjumësisë.

Mund të spërkatni (vendoseni në një shishe sprej) një shami për ta mbajtur afër jastëkut gjatë natës.

Në fytyrë uji i lules shërben si tonik për të pastruar lëkurën nga yndyra e tepërt, aknet, etj.

Uji i lule livandos dhe vaji esencial i saj rekomandohen shpesh në rastet e dhimbjeve reumatike sepse bima ka efekt anti-reumatizmal dhe anti-inflamator.

Si përgatitet çaji i livandos?

Në këtë rast një lugë çaji lule livando për një filxhan prej 250 ml ujë të valuar, konsumohet tri herë në ditë.

 

Provo po ashtu

vaksinimi, fruthi, obsh

OBSH: Ata që udhëtojnë duhet të kujdesen nga fruthi

Rritet numri i të sëmurëve me fruth dhe kjo është një ndër sëmundjet ngjitëse, që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.