Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Lista Serbe sot vendos se a do të marr pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit

Lista Serbe sot vendos se a do të marr pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit

Lista Serbe sot pritet të vendos nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 6 tetor në Kosovë.

Lideri i LS-së, Goran Rakiq ka paralajmëruar se një vendim mund të merret sot, meqë nesër në mesnatë përfundon edhe afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë.

“Pasnesër në mesnatë është afati i fundit për paraqitjen e listave, dhe unë mendoj se nesër, ne do të dalim me një pozicion përfundimtar për pjesëmarrje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Rakiq dje për mediet serbe.

Ai po ashtu ka bërë me dije se Lista Serbe është në komunikim të vazhdueshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe, deputetët e Listës Serbe që prej vendosjes së taksës 100 për qind e kanë bojkotuar punën e institucioneve të Kosovës dhe patën thënë se nuk do të kthehen derisa të hiqet taksa.

E në anën tjetër në këto zgjedhje garës si kundërshtarë të Listës Serbe do të hyjnë edhe koalicioni ‘Liria’, ku dje në RTK, Nenad Rashiq nga ky koalicion tha se serbëve në Kosovë po iu bën presion të madh dhe po i kërcënon Beogradi zyrtar për t’a votuar Listën Serbe, madje ai tha se ky presion do të shtohet edhe më shumë duke u afruar data e zgjedhjeve./InfoGlobi

Provo po ashtu

Ende mbetet e paqartë nëse Kosova do të tërhiqet apo do të vazhdojë sivjet drejt INTERPOL-it

Përkundër skepticizmit brenda institucioneve të Kosovës për suksesin e mundshëm për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.