Ballina / KOSOVA / Lista Serbe fiton në katër komunat në veri
KQZ
KQZ

Lista Serbe fiton në katër komunat në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut, të cilat u mbajtën me 19 maj të këtij viti.

Të katër kadndidatët e Listës Serbe në këto katër komuna i kanë fituar zgjedhjet.

Zoran Todiç ka fituar në Komunën e Leposaviqit, dhe ka marrë 96.7 për qind, apo 7 mijë e 296 vota.

Në Zubin Potok ka fituar Srdjan Vaulvovic, me 94.6 për qind, apo 4 mijë e 75 vota.

Në Zveçan ka fituar Vuçina Jankoviq, me 94.8 për qind, apo 3 mijë e 847 vota.

E në Komunën Veriore të Mitrovicës ka fituar njëherit kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq me 90.4 për qind, apo ka marrë 7 mijë e 484 vota.

Ndërkohë partitë shqiptare kanë marrë një numër të vogël votash.

Kryetarja e KQZ-së, Daka bëri të ditur se sipas procedurave ligjore duke filluar nga momenti i shpalljes së rezulateteve përfundimtare të këtyre zgjedhjeve fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Leposaviq-Zubin potok

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.