Ballina / KOSOVA / Lirohet personi që largoi flamurin e Kosovës nga sheshi i Prishtinës
hiqet flamuri

Lirohet personi që largoi flamurin e Kosovës nga sheshi i Prishtinës

Tre personat që hoqën mbrëmë flamujt e Kosovës pranë shtatores së Zahir Pajazitit në sheshin kryesor të Prishtinës, janë liruar me procedurë të rregullt nga Policia e Kosovës. Ndaj tyre u inciua rasti “Prishje e rendit dhe qetësisë publike- vandalizëm”, tha policia.

Personat e shoqeruar në stacionin policor ishin: E.A 1995, L.H. 1987 dhe J.Sh 1995.

“Personat e dyshuar me urdher te prokurorit jane liruar ne procedure te rregullt dhe ndaj tyre po me urdher te prokurorit eshte inicuar rasti Prishje e rendit dhe qetesise publike- vandalizëm”, tha zyrtarja e policisë për informim për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërkohë, Egzon Azemi (aktivist i VV-së), ka shkruar në Facebook se flamujt i kanë larguar pasi sipas tij janë të imponuar. Ai thotë se falmuri i Kosovës është imponim, ndrësa thotë se është turp që institucionet po largojnë flamurin Kombetar.

“Ky veprim ka qenë i pakoordinuar me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, mirëpo në shenjë proteste ndaj imponimit të flamurit tek shtatoret e dëshmorëve i larguam ata”, shkruan Azemi në FB.

Ai thotë se nuk janë kundër flamurit të Kosovës por nuk lejojnë përdhosjen e flamurit kombëtar.

“Ne s’jemi kundër asnjë flamuri, por kurrë s’do lejojmë përdhosjen e flamurit kombëtar. Për flamurin kuq e zi janë burguosur e madje edhe janë vrarë shumë veprimtarë, por ky flamur ka qëndruar e do qëndroj”, ka shkruar Azemi.

@Fluidi

Provo po ashtu

thaçi në austri

Thaçi: Dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse sjell njohje reciproke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se pret që procesi i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.