fbpx
frasher krasniqi grushton milaim zeken

Lirohet Krasniqi, i ndalohet të rrijë afër Zekës

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar Frashër Krasniqi, i cili grushtoi Milaim Zekën, gjatë një debati televiziv.

Deputetit të Vetëvendosjes i është kërkuar të mos rri afër Zekës. Në Parlament, Krasniqi nuk guxon t’i ofrohet më afër se pese metra, kurse, jashtë Kuvendit duhet të rrijë në distancë.

Gjykata Themelore në Prishtinë në seancën e sotme gjyqësore e ka liruar deptuetin e LVV’së, Frashër Krasnqin. Krasniqit i caktohet masa e ndalimit të ofrimit fizik, Milaim Zekës në Kuvend, si dhe jashtë kuvendit, Krasnqi detyrohet të qëndrojë 100 metra larg deputetit Zeka.

“Gjykata Themelore në seancën gjyqësore nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje. Frashëri është liruar nga masa e arrestit të caktuar dy ditë më parë. Prokurori i çështjes ka nxjerrë hetim për zhvillimin hetimeve për Frashër Krasniqin për lëndim të lehtë trupor. Por prokurori po ashtu ka nxjerrë vendim ëpr zhvillimin e hetimeve edhe për Milaim Zekësn për veprën penale të kanosjes ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë avokati Tome Gashi.

Megjithatë, të dy deputetët vazhdojnë të jenë nën hetim për incidentin e ndodhur të premten gjatë një emisioni televiziv.

Krasniqi e Zeka u përleshën të premten në studion e Klan Kosovës gjatë një debati televiziv të përcjellë me polemika e fyerje të ndërsjella. Krasniqi ka grushtuar Milaim Zekën pasi ky i fundit e quajti përdhunues, kriminel, picimul, lahper e në fund edhe lopë.

Të dytë, Frashër Krasniqi nga vetëvendosje dhe Milaim Zeka nga Nisma, janë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.