Lirohet gjermani që vrau shqiptarin me çifte

Në prillin e këtij viti, në Neuenrade, një refugjat 18 vjeç nga Shqipëria u qëllua me armë gjuetie nga një gjerman 63-vjeçar. I riu kishte hyrë në shtëpinë e gjermanit për të vjedhur, thuhet në gazetën “Neue Westfälölische”.

Pronari i shtëpisë e qëlloi me pushkë gjuetie, shqiptarin, i cili, sipas tij, e kishte kërcënuar me thikë. I riu pësoi plagë të rënda dhe për pasojë ndërroi jetë në spital. Pronari gjerman me rastin e marrjes në pyetje deklaroi se shqiptari e kishte pranuar faktin se kishte shkuar për ta grabitur.

Gjermani ka rrëfyer me tej se e kishte kapur paniku nga thika qe shqiptari mbante ne duar dhe për këtë arsye mori çiften dhe e qëlloi ne koke.

I ndjeri pak ditë më parë kishte festuar ditëlindjen e tetëmbëdhjetë, raporton “albinfo.ch”. Ndërkaq më vonë, organet hetuese kanë konstatuar se ajo që pronari kishte thënë se ishte thikë, në fakt kishte qenë një mjet me të cilin mund të montohen vegla të ndryshme.

Për këtë arsye, Prokuroria ka vendosur ta ndërpresë hetimet ndaj tij.

Ndërsa, Policia ka kapur më vonë një bashkëpunëtor të 18-vjeçarit, i cili e kishte organizuar vjedhjen ndërsa gjatë zhvillimit të ngjarjes kishte qëndruar jashtë, në veturë dhe pastaj u larguar. Por bashkë me 18-vjeçarin ka qenë edhe një person tjetër, i cili ende nuk është kapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!