Ballina / KOSOVA / Lirohen policët e arrestuar për rastin Ivanoviq
Oliver Ivanoviq

Lirohen policët e arrestuar për rastin Ivanoviq

Lirohen policët e arrestuar për rastin Ivanoviq. Gjykata Themelore e Mitrovicës ka vendosur që t’i lë të lirë dy policët e Kosovës të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Të dy u arrestuan ditë më parë nën dyshimin se kishin manipuluar provat në këtë vrasje.

Informacion se dy policët janë liruar, e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla.

Syla ka thënë për lajmi.net se ky vendim i Gjykatës është i papritur, dhe ka paralajmëruar ankesë gjatë ditës së nesërme.

“Seanca ka filluar në orën 13:00 dhe ka mbaruar në orën 19:00. Në këtë orë më ka informuar prokurori që është refuzuar kërkesa jonë për caktimin e paraburgimit”, ka thënë Syla.

“Për mua një vendim shumë i papritur dhe nesër kismet do të bëjmë ankesë kundër këtij aktvendimi”, ka deklaruar kryeprokurori Syla.

Dy policët e arrestuar ditë më parë ishin Zarko Jankoviq dhe Dragica Markoviq.

Ata sipas raportimeve edhe janë suspenduar nga detyra e policit.

Politikani i serbëve të Kosovës dhe kryetari i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviq u vra në Mitrovicën Veriore më 16 janar. Ai u varros një ditë më pas në Beograd.

Check Also

Robert s Karem

Karem përcjell mesazhin e ShBA -së : Luftone korrupsionin

“10 vjet më parë u arrit Pavarësia, tani duhet të zgjedhni rrugën e së ardhmës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *