Lirohen nga Qendra e Studentëve 95 persona

Sot ka filluar lirimi nga karantina i 95 persona, që po qëndronin të izoluar tash e 14 ditë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Lirimi nga izolimi në QS është pasi testimet e bëra rezultuan negative.

Këta persona kishin ardhur në Kosovë pas 3 muaj qëndrimi në Gjermani, ndërsa ky grup do të vazhdojnë vetëizolimin në shtëpitë e tyre.

Pas lirimit të këtij grupi në karantinën e Qendrës së Studentëve do të mbeten edhe më shumë se 400 persona ndërsa ditëve në vijim mund të lirohen edhe të tjerë pasi IKSHPK të ketë bërë testimin e tyre sipas radhës.

Në testimet e djeshme nga 36 testime, 35 persona kanë dalë negativ, ndërsa një person tjetër ka dalë pozitiv dhe është dërguar në Klinikën Infektive në QKUK./ Infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.