Ballina / Kulturë / A lindim të moralshëm?
In Fabric
moraliteti

A lindim të moralshëm?

Kjo është një prej pyetjeve të mëdha të jetës: A lindim të vetëdijshëm për dallimin mes të mirës dhe të keqes? Apo i mësojmë besimet morale nga prindërit dhe shoqëria?

Filozofët dhe psikologët kanë besuar për një kohë të gjatë se fonshjat lindin “lista bosh” dhe se është roli I prindërve dhe shoqërisë t’u mësojnë foshnjave dallimin në mes të së drejtës dhe së gabuarës, të mirës dhe të keqes, të ligës dhe të këndshmes.

Por një numër në rritje i studiuesve tanimë besojnë ndryshe. Ata besojnë se foshnjat lindin me një ndjenjë të moralit, dhe ndërsa prindërit dhe shoqëria mund të ndihmojnë në zhvillimin e një sistemi besimi te foshnjat, ata nuk mund ta krijojnë atë.  Një ekip studiuesish nga qendra Infant Cognition e Yale University, që njihet si ‘Laboratori i Foshnjave’, kanë treguar se si kanë arritur deri te ky përfundim.

Ekipi që udhëhiqet nga Dr Karen Wynn ka studiuar mendjet dhe sjelljet e foshnjave për dekada të tëra. Para rreth 8 vitesh ata filluan një seri studimesh për foshnjat nën 24 muajsh, për të parë se sa kuptojnë ato për sjelljen e mirë dhe të keqe.

Testi i parë është më i thjeshti. Foshnjes i tregohet një shembull  i sjelljes së mirë dhe pastaj një shembull i sjelljes së keqe, pastaj foshnja vendosë se çfarë i pëlqen.

Ata fillojnë më një shfaqje të kukullave. Në këtë shfaqje, një mace gri shihet duke u përpjekur ta hapë një kuti të madhe plastike. Macja përpiqet por nuk mund ta hapë kapakun. Një lepur me bluzë të gjelbër vjen dhe i ndihmon maces për ta hapur kutinë. Pastaj skenari përserite, por këtë herë një lepur me bluzë të portokalltë vjen dhe e mbyllë kutinë e pastaj largohet. Lepuri me të gjelbër është i mirë dhe i dobishëm. Lepuri me të portokalltë është i ligë dhe i padobishëm.

Foshnjave pastaj u prezentohen të dy lepujt nga shfaqja. Një anëtar i stafit që nuk e di cili ishte lepuri I mirë e cili i keqi ia ofron të dy lepujt një foshnjeje. Nëna e foshnjës, që zakonisht është e pranishme gjatë studimit, i mbyllë sytë për të mos ndikuar në fëmijën në asnjë mënyrë.

Më shumë se 80% e foshnjave në studim treguan preferencën e tyre për lepurin e mire, duke u zgjatur për ta prekur apo duke e shikuar.

Çfarë na tregon kjo? Paul Bloom, autori i librit “Just Babies: The Origins of Good and Evil” dhe professor i psikologjisë në Yale, thotë se këto studime tregojnë që para se foshnjat të mund të flasin apo të ecin, ato gjykojnë të mirën dhe të keqen në veprimet e të tjerëve sepse janë të lindura me një ndjenjë të drejtësisë.

‘Baby Lab’ ka zhvilluar një seri studimesh të bazuara në premisën e thjeshtë që foshnjat mund të dallojnë të mirën nga e keqja. Studimet e tjera shqyrtojnë shpërblimin dhe dënimin, kompromisin dhe rrënjët e paragjykimit. /infoGLOBI/

Check Also

Do të na qeverisë një algoritëm

Automjete që flasin me rrugën që po përshkojnë dhe me centralet e trafikut. Shtëpi me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *