Ballina / KOSOVA / Limaj: Parimi i parë i PLatformës për dialog është njohja
Fatmir-Limajj_infoglobi

Limaj: Parimi i parë i PLatformës për dialog është njohja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëheresh bashkëdrejtues i Delegacionit Kosovar për Bisedime me Serbinë ka folur pas miratimit në Platformës për Bisedime me Serbinë.

Limaj në një intervistë për televizionin publik ka zbuluar detaje nga përmbajtja e platformës, e cila siç ka thënë ai ‘është platforma e njohjes”.

Ai ka thënë se platforma ka marrë mbështetjen e drejtuesve kryesor të shtetit.

Me pas zëvendëskryeministri ka lexuar disa nga parimet e kësaj rezolute

“Qëllimi kryesor i Republikës së Kosovës është që nga Republika e Serbisë të sigurojë njohjen dhe pranimin e qartë të sovranitetit të Kosovës si shtet i pavarur, me zotime ligjerisht të detyrueshme. Nuk ka marrëveshje pёr asgjë deri sa tё mos ketё marrëveshje pёr gjithçka. Siç ёshtё theksuar nё Parimin 1, njohja e ndërsjellë duhet tё jetё rezultati primar.

“Çdo marrëveshje përfundimtare duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila parasheh që “sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj” (Neni 2(2)). Integriteti territorial i Kosovës garantohet gjithashtu nga e drejta ndërkombëtare”, ka thënë Limaj duke lexuar përmbajtjen e platformës.

Më tutje, ai ka thënë se dalëngadale situata po kthehet në normalitet.

“Kjo platformë është sinjali i parë. Për herë të parë kemi një platformë e cila duhet ta unifikonte zërin e Kosovës ku qartësisht do të dihej se cilat janë pozicionet tona dhe reflekton kërkesat e të gjitha grupeve politike dhe të shoqërisë sonë për të mbyllur temat e hapura me shtetin tonë fqinjë, Serbinë”, ka shtuar Limaj.

Kryetari i Nismës thotë se dialogu është i pa alternative.

“Gatishmëria e Kosovës për tu ulur në tavolinë nuk duhet të keqpërdorët. Ne thjesht e shprehim vullnetin tonë për dialog”, ka theksuar Limaj.

Në platformë nuk janë harruar as shqiptarët e Luginës për të cilët Limaj thotë se do të kërkohet të gëzojnë të drejtat në mënyre reciproke si serbët në Kosovë.

@Fluidi

Provo po ashtu

telekomi kosova

Familjarizmi dhe emërimet politike po e shkatërrojnë Telekomin

Telekomi i Kosovës është shndërruar në çerdhe të familjarëve dhe përkrahësve të partive politike në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.