Ballina / KOSOVA / Limaj kujton tre bashkëluftëtarët e tij, të cilët u vranë 20 vjet më parë
limaj

Limaj kujton tre bashkëluftëtarët e tij, të cilët u vranë 20 vjet më parë

Zv.kryeministri, njëherësh, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar tre bashkëluftëtarët e tij, të cilët u vranë 20 vjet më parë.

Limaj ka shkruar në Facebook, se zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet dhe se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur që kryerësit e këtij krimi të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

“Sot u bënë 20 vjet kur Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, bashkëluftëtarë të mi u vranë në mënyrë tinëzare nga kriminelët e regjimit të atëhershëm serb. Ylli, Agroni dhe Mehmeti lanë gjithçka që kishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu përgjigjur zërit dhe nevojës së atdheut. Zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet yni dhe në këtë drejtim institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur që kryerësit e këtij krimi të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Limaj.

Provo po ashtu

Mediat serbe pretendojnë se e kanë zbuluar planin amerikan e gjerman për ta fituar njohjen për Kosovën

Donald Trump pretendohet se i ka ofruar miliarda dollarë, aeroplan luftarak e garanci për anëtarësim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.