Ballina / KOSOVA / Limaj e Vujçiq diskutojnë për malazezët që jetojnë në Kosovë
Limaj_Vujçiq

Limaj e Vujçiq diskutojnë për malazezët që jetojnë në Kosovë

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka takuar Kryetarin e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujçiq, me ç’rast është diskutuar për hartimin dhe miratimin e Planit të Veprimit për Strategjinë e Bashkëpunimit dhe Integrimit të Malazezëve.

Vujçiq ka thënë që duke zbatuar plotësisht këtë strategji, malazezët e Kosovës do të barazohen në të gjitha aspektet me komunitetet e tjera në Kosovë.

Limaj dhe Vujiçiq ranë dakord se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Malit të Zi janë të shkëlqyera dhe duhet të përqendrohen në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Plani i Qeverisë për zgjidhjen e çështjes se demarkacionit me Malin e Zi, sipas Limajt është shpresëdhënës për qytetarët e Kosovës të cilët së shpejti do të lëvizin pa viza dhe Kosova do ta vazhdojë rrugën e integrimeve evropiane.

@Fluidi

Provo po ashtu

Kocijançiq

Zyra e Mogherinit: Ushtria e Kosovës vetëm në pajtim me serbët

Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiq u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës për të siguruar procesin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.