Ballina / KOSOVA / Limaj e Ahmeti përfundojnë takimin me përfaqësues të Mogherinit në Bruksel
KE, Komisioni Evropian

Limaj e Ahmeti përfundojnë takimin me përfaqësues të Mogherinit në Bruksel

Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti,  bashkëkryesues të Ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, kanë zhvilluar një takim në Bruksel me zyrtarët e Bashkimit Evropian nga zyra e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini.

Mësohet se bashkëkryesuesit e dialogut nga Prishtina kanë rishikuar përparimin e arritur deri më tani në normalizimin e raporteve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarët e BE-së thanë po ashtu se “bashkëkryesuesit nga Prishtina kanë ofruar të dhëna rreth zhvillimeve të fundit, përfshirë edhe Ligjin për dialogun dhe punën e komisionit që po punon në platformën për dialog”.

“BE-ja, mirëpret përpjekjet e tyre për të çuar përpara mandatin e Kuvendit të Kosovës drejt një pozicioni më unifikues në koordinim të ngushtë me të gjitha trupat kushtetues” kanë deklaruar për media zyrtarë nga Brukseli.

Pas takimit në Bruksel, dy bashkëkryesuesit e Ekipit negociator nga Prishtina, Limaj e Ahmeti, nuk janë deklaruar për media. Ky ishte takimi i dytë i Ekipit Negociator nga Kosova me zyrtarët e BE-së.

Takimi i parë është zhvilluar me 8 Janar, kur është thënë se është diskutuar për fazën e ardhshme të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe tarifën doganore 100%, të cilën Qeveria e Kosovës ua ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Delgacioni shtetëror pë negociata, me bashkëkryesuesit Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, është krijuar vjet nga Qeveria e Kosovës dhe është konfirmuar nga Kuvendi me miratimin e Projektligjin që përcakton detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Ky delgacion, si ka raportuar infoglobi edhe më heret, është krijuar pas tensioneve që ishin ngritur mes Kryeministrit Haradinaj dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi lidhur me idenë e këtij të fundit pë korrigjim të kufirit me Kosovës e Serbisë, ide kjo që kundërshtohet sot e kësaj dite nga kryeministri Haradinaj.

Ndryshe ekipi negociator shtetëror, i cili sikurse edhe Projektligji për detyrat e tij, nuk u votua fare nga deputetët e Vetëvendosjes dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sido që të jetë, ekpi negociator dhe vetë Presidenti Thaçi, janë deklaruar se do t’i bashkërendojnë veprimet, përkundër dallimeve substanciale në raport me kufirin Kosovë-Serbi. /infoglobi

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.