limaj

Limaj akuzon Qeverinë se shkarkimet i bëri kundërligjshëm

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit mori vendime të paligjshme kur shkarkoi sekretarë permanentë.

Ai ka folur të mërkurën në RTK.

“Askush nuk duhet të ndihet i lumtur kur një qeveri merr vendime të paligjshme. Sot unë kam parë vendime të paligjshme, siç është vendimi për shkarkimin e sekretarëve permanentë. Është i paligjshëm sepse ka prekur te shërbyesit civilë”, ka thënë Limaj.

Ai ka theksur se kjo po bëhet për t’i hapur rrugë punësimit të bashkëpartiakëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.