Ballina / TEKNOLOGJI / KriptoZona / Ligji Evropian cënon anonimitetin e kriptovalutave
European-commission

Ligji Evropian cënon anonimitetin e kriptovalutave

Ditën e sotme Bashkimi Evropian aprovoi një ligj të ri kundër pastrimit të parave. Sipas mediave Spanjolle, formalisht blloku me 28 anëtarë ratifikoi ligjin e ri të cilin Parlamenti Evropian i ka dhënë dritën jeshile muajin e kaluar.
Rregullorja e re do të publikohet në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare kanë 18 muaj kohë për adoptimin e tij.

Autoritetet specifikisht do të adresojnë anonimitetin e monedhave kriptografike si Bitcoin por edhe të rrisin kontrollet ndaj produkteve bankare.

Sapo të hyjë në fuqi, kompanitë të cilat operojnë në këtë fushë duhet të përmbushin udhëzimet e ligjit të ri i cili kërkon identifikimin e plotë të konsumatorëve.

“Ky ligj do të adresojë kërcënimet që u kanosen jo vetëm qytetarëve tanë por edhe sektorit financiar duke siguruar më shumë informacion rreth personave që fshihen pas firmave që ofrojnë shërbime në këtë sektor,” tha europarlamentari Krisjanis Karins.

Ndërsa impakti i tij pritet të bëhet i qartë në javët në vijim shumë kompani kanë kërkuar implementimin sa më të shpejtë të tij në mënyrën që të shohin se ku qëndrojnë në të vërtetë përballë ligjit.

@Fluidi

Provo po ashtu

Japanese

Autoritetet Japoneze paralajmërojnë bursat e monedhave kriptografike

Autoritetet rregullatorë Japoneze thanë ditën e Premte se kanë urdhëruar bursat e monedhave kriptografike të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.