nivea reklama

Ligjet për reklama, ” Nivea ” akuzohet për rracizëm

Kompania e njohur gjermane e kozmetikës dhe kremave është vënë në shenjestër të polemikave në rrjet për shkak të një fushate publicitare të transmetuar në disa vende afrikane, ndër të cilat Nigeria, Kameruni dhe Gana.

Në spotin publicitar shfaqet Omowunmi Akinnifes, ish Miss Nigeria, e cila lyen lëkurën me një krem “zbardhës”, të aftë për t’i dhënë lëkurës “ngjyrën e saj të natyrshme”.

Një krem që, gjithmonë sipas asaj që shfaqet në reklamë, e bën lëkurën realisht të duket më e qartë dhe rrjedhimisht, “më të re”.

Të shumta kanë qenë polemikat në rrjet, të shoqëruara me kërkesën për ta tërhequr, jo vetëm spotin publicitar por edhe vetë kremin nga tregu. “Së fundmi, kemi vërejtur në rrjete sociale shqetësimet e konsumatorëve lidhur me spotin tonë publicitar të transmetuar në Gana, për kremin “Nivea Natural Fairness” dhe dëshirojmë të nënvizojmë se kjo fushatë nuk ka absolutisht për qëllim të denigrojë ngjyrën e lëkurës”, bëri me dije Nivea.

Ajo gjithashtu ka filluar ta tërheqë spotin, duke nisur pikërisht nga Gana.

nivea

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.