Ballina / PSIKOLOGJI / Lidershipi ka të bëjë me emocionet
lidershipi

Lidershipi ka të bëjë me emocionet

Sajone një listë me 5 liderë të cilët i adhuroni. Ata mund të vijnë nga rradhët e biznesit, politika, mediat sociale, teknologjia, apo cilado fushë tjetër e jetës apo e punës.

Tani pyetni vetvetën se çfarë admironi tek ata. Ka gjasa se admirimi i juaj mbështet në të arriturat që njerëz të tillë kanë shënuar gjatë jetës së tyre. Por, gjasat janë po aq të mëdha se admirimi vjen nga përshtypja dhe emocioni që ju keni për njerëz të tillë.

Aftësia e njeriut që të përkthej kapacitetet e tij intelektuale dhe gjeniale në gjuhën që e kupton secili, është karakteristikë e liderit. Liderët e kanë këtë aftësi. Dhe kjo aftësi është ajo që na inspiron.

E kur ne inspirohemi, ne e nxjerrim maksimumin nga vetvetja dhe bëjmë punë të shkëlqyeshme. Kjo do të thotë se lideri është në gjendje ta motivoj rrethin e vet për ta kryer punën e vet ashtu si duhet.

Revista prestigjioze amerikane Forbes, ka shtruar pyetjen “ nëse është e mundëshme që njeriu ta mësoj aftësinë e të qenurit lider”. Përgjigja që jep ky medium është “ PO dhe JO”.

Aftësinë për të udhëhequr nuk e e ka secili dhe ç’ është e vërteta për liderizëm duhet të ekzistojë edhe një dozë e talentit natyror për të qenë lider.

Liderët e mëdhenjë kanë aftësi t’i lexojnë mendjet e njerëzve, shpesh herë edhe pjesën e pa vetëdijshme dhe të pa deklaruar të nevojave, të dëshirave dhe të synimeve që ata kanë. Lideri atëherë flet për nevojat e njerëzve dhe për rrugën se si duhet përmbushur ato.

Njerëzit lidhen me liderin sepse ai i kupton nevojat e tyre dhe kjo lidhje nuk është asgjë tjetër përvec një lidhje emocionale.

Liderët e mëdhenjë janë të vetëdijshëm që njeriun nuk guxojnë ta lëjnë në status quo. Ata duhet ta sfidojnë rrethin e vet, të jenë më kërkues nga secili, dhe të bëjnë ta kutpojë secilin sa e rëndisshmë është të investosh në vetvete.

Shumë njerëz besojnë se lidershipi ka të bëjë me kontrollin, por në fakt kjo nuk është e vërtetë.

Lideri inspiron, udhëzon, këshillon, kërkon e ju pastaj vendosni a dëshironi të ecni para apo të mbeteni përgjithmonë aty ku jeni.

Lidership do të thotë mbështetje e jo kontroll.

Fuqia e liderit është edhe në sinqeritetin.

Njeriu i rëndomtë nuk dëshiron të dëgjojë asgjë për mangësitë e tij/saj. Lideri i mirë nuk bie në grackat e njerëzve që e rrethojnë sepse ai e flet të vërtetën edhe atëherë kur dhemb. Sinqeriteti është mbi të gjitha./infoGLOBI/D.B/

Check Also

letra e ajnshtajnit

Ajnshtajni i kishte shkruar të bijës, i tregoi se kush është Zoti

Albert Einstein u lind më 14 mars të vitit 1879, ndërsa ishte fizikani dhe njëri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *