Ballina / KOSOVA / Liderët përfundojnë takimin për taksën e dialogun
qeveria

Liderët përfundojnë takimin për taksën e dialogun

Para pak minutash ka përfunduar takimi mes presidentit të vendit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj, kryekuvendarit Kadri Veseli, si dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Ky takim është iniciuar nga kryekuvendari Kadri Veseli dhe u mbajt në kabinetin e tij.

Temë diskutimi në këtë takim ishte platforma për dialog me Serbinë, e cila pritet nesër të dorëzohet në Kuvend.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor të vitit të kaluar, ka vendosur taksën doganore prej 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Autoritetet e Serbisë kanë thënë se nuk do të vazhdojnë dialogun me Kosovën, në rast se taksa për produktet e Serbisë nuk hiqet nga Qeveria e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta pezullojnë këtë vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.