Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për licencimin edhe të 11 laboratorëve privatë për kryerjen e analizave të COVID-19.
Sipas njoftimit, të gjithë laboratorët do të kryejnë vetëm analiza serelogjike.
Deri më tash, MSH-ka ka licencuar 101 laboratorë për analiza të COVID-19, por vetëm dy prej tyre kryejnë analiza PCR ,që deri tash janë kryhen vetëm në Institutin e Shëndetësisë Publike.
Dy institucionet ku mund të kryhet testi PCR e që janë licencuar më heret janë:
Laborator Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike “ UBT “, Laborator Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike “ UBT “, Lipjan dhe
Laborator Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike & laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik “ Medical & Laboratory Services Sh.P.K “, Rr.Ulpiana, C-12,Hy.3.nr.3 në Prishtinë.