Ballina / KURIOZITETE / Libri më i shtrenjtë – 14 milionë $

Libri më i shtrenjtë – 14 milionë $

Libri i shitur në ankandin Sotheby’s me një vlerë rekorde, për hiq më pak se 14.2 milionë dollarë amerikanë, ende konsiderohet libri më i shtrenjtë në botë.

Libri i parë ishte shkruar dhe stampuar në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës . I njejti ishte shitur në vitin 2013, për 14.2 milionë dollarë nga Sotheby’s në New York.

Libri i rrallë, “Bay Psalm Book”, i stampuar në vitin 1640 në Massachusetts, mbetet sot e kësaj dite libri më i shtrenjtë në botë.

Për blerjen e tij pati një sërë ofertash, por “Bay Psalm Book” i shkoi ofertës më të lartë./InfoGlobi/