Ballina / KRYESORE / Libri i rrobave të Schwarzit – i pari për ‘fashion’

Libri i rrobave të Schwarzit – i pari për ‘fashion’

Si u bë që kontabilisti që jetoi në shekullin e 16 të krijojë njërin nga dokumentet më unike në historinë e modës. Fjala është për librin e parë për ‘fashion’.

Të krijosh historinë e stilizmit nuk është dicka që njeriu i rëndomtë pret nga një kontabilist.

Por pikërisht kjo është gjëja më e pazakonshme dhe më e papritur.  Mathaeus Schwarz, nga Augsburg i Gjermanisë e kishte opsesion që të regjistrojë, vizatojë dhe përshkruaj deri në detaje rrobat që ka veshur përgjatë 40 viteve.

Historianët besojnë se shënimet dhe skicat e tij janë libri iparë për stilizmin. Ai përmbanë skicat e detajet e rrobave të autorit prej kur ai kishte 23 vjet e deri në moshën 63 vjecare.

“Nuk ka të dhëna të këtilla për stilizmin”, thonë ekspertët.

Gjatë katër dekadave, Shwartz ka prodhuar 137 piktura në të cilat u përdorën ngjyrat akuarel. Në përpunimin e tyre janë angazhuar tre artistë. Kjo njihet si Libri i rrobave të Schwarzit dhe ndodhet në Muzeun Braunschweig, të Gjermanisë .  /infoglobi/v.b.

Provo po ashtu

Ky qytet që ndodhet në kontinentin evropian është krejtësisht i braktisur

Thellë brenda një pylli me pisha në Gjermaninë lindore, një statujë e Leninit ruan një …