Ballina / BOTA / Libra
Yves Mersch, libra, euro, bqe.

Libra

Përkeqëson rolin ndërkombëtar të euros

Kriptovaluta e re e Facebook Libra, një monedhë digjitale që mbështetet nga 4 valuta zyrtare do jetë e disponueshme ndaj miliarda përdorues të rrjetit social, shkruan Reuters.

Kjo valutë pritet të dalë në treg në vitin e ardhshëm, prandaj edhe Banka Qendrore Europiane ka paralajmëruar se kriptovaluta e Facebook mund të vështirësojë aftësinë për të caktuar politikat monetare dhe Europa duhet të injorojë premtimet e firmës.

Anëtari i bordit ekzekutiv i Bankës Qendrore Europiane, Yves Mersch, tha të hëbeb se në varësi të nivelit të pranueshmërisë së Libra dhe të referenimit të euros në shportën e valutave, kriptovaluta mund të reduktojë kontrollin e institucionit ndaj euros, vështirësojë mekanzimin e transmetimit të politikave monetare duke ndikuar pozicionin e likuiditetit të bankave në Eurozonë dhe përkeqësojë rolin ndërkombëtar të euros.

Sipas Mersch,  Libra do të jetë e centralizuar si ç’do valutë dhe kjo do të jetë e rrezikshme për shkak se nuk mbështetet te një huadhënës që mund ta shpëtojë dhe varet nga aksionerët e vetë, që nuk janë persona me besimin e gjerë të publikut, transmeton scan.

“Valuta vjen në treg në gjysmën e parë të  vitit 2020 nga të njejtët persona që dorëzuan të dhënat personale në rrjetin social”, tha Mersch. Duke marrë parasysh këto sfida, autoritetet rregullatore dhe të mbikëqyrjes në Europë duhet të vlerësojnë juridiksionin e Libra dhe bashkëpunimin botëror për të zbutur rreziqet.

Provo po ashtu

Lindsay Hoyle zgjedhet kryetar i ri i Parlamentit në Britani të Madhe

Politikani britanik Lindsay Hoyle është bërë kryetari i ri i Parlamentit në Britani të Madhe, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.