fbpx

LG vendos një bateri masive

Javën e ardhshme LG do të prezantojë telefonin më të mirë të kompanisë, modelin G6, por nuk do të jetë i vetmi telefon që prodhuesi Korean do të tregojë për audiencën.

X Power Gjenerata e Dytë vjen me një bateri masive prej 4,500 mAh. Sipas LG-së telefoni do të luajë video për 15 orë të plota. Dhe nëse kjo nuk ju mjafton atëherë mësojeni se bateria mund të karikohet në 50% vetëm për një orë.

Ekrani 5.5 inç HD LCD ka teknologjinë Comfort View redukton dritën blu të dëmshme. Kamera frontale prej 5 megapiksel ka një kënd të gjërë për selfie të cilat nuk duhet të lënë asnjë detaj jashtë.

Në pjesën e pasme kamera 13 megapiksel me Zero Ngecje do të eleminojë vonesat në realizimin e fotove. Telefoni fuqizohet nga një procesor 1.5 Ghz me tetë bërthama, 2GB RAM, 16GB memorje të brendshme dhe Android 7.0 Nougat.

Çmimi ishte i vetmi mister i telefonit. Modeli i vitit të kaluar kushtonte më pak se 200 dollar. /PCWorld Albanian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.