Ballina / Kulturë / Lexoni se cilët janë 6 librat më të shtrenjtë
In Fabric
librat

Lexoni se cilët janë 6 librat më të shtrenjtë

Një nga kënaqësitë më të mëdha të njerëzve është hartimi i listave të ndryshme.

Sot InfoGlobi do ju sjell listën “luksoze” të librave më të shtrenjtë në botë:

1. “The Codex Leicester” – Leonardo da Vinçi, 30.8 milionë dollarë

72 faqe të mbushura me dorëshkrime të mendimtarit të madh. Libri përmban teoritë e tij mbi çdo gjë, që nga fosilet te astronomia. Dorëshkrimi ishte blerë për herë të parë në vitin 1717 nga Thomas Coke, i cili më vonë u bë “Earl & Leicester”, pastaj në vitin 1980 u ble nga koleksionisti i artit Armand Hammer. Në vitin 1994, Bill Gates e bleu në një ankand për 30.8 milionë dollarë, duke e bërë librin më të shtrenjtë në botë.

2. “Ungjijtë, Urdhri i Shën Benediktit” – Henry Lion, 11.7 milionë dollarë

I porositur fillimisht nga Henry Lion, Duka i Saksonisë, për altarin e Virgjëreshës Mari në katedralen “Brunswick”, ky libër ungjilli u ble nga qeveria gjermane në vitin 1983 për 11.7 milionë dollarë. Libri ka 266 faqe, 50 prej të cilave me ilustrime. Konsiderohet një kryevepër e shekullit të 12-të.

3. “Zogjtë e Amerikës” – James Audubon, 11.5 milionë dollarë

Në vitin 2000, një kopje e këtij libri u shit për 8.8 milionë dollarë. Dhjetë vjet më vonë, një tjetër botim i plotë i kopjes së parë u shit në Londër për 11.5 milionë.

4. “The Canterbury Tales” – Geoffrey Chaucer, 7.5 milionë dollarë

Një botim i parë i shekullit të 15-të është shitur për 7.5 milionë dollarë në Londër.

5. “Folio i parë” – William Shakespeare, 6.1 milionë dollarë

Në vitin 2001, bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen, e bleu një kopje në Nju Jork.

6. Bibla – Gutenberg, 4.9 milionë dollarë

Një kopje e Biblës së Gutenbergut është shitur në vitin 1987, për një shumë rekord 4.9 milionë dollarë, në Nju Jork.

 

Check Also

Rugova-Gete

A e dini cili ishte pasioni i përbashkët i Rugovës dhe Gëtes

Dihet se ish-Presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, kishte një pasion shumë të madh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *