Lexo sa njerëz e ndërtuan Piramidën e Gizës

Zbulohet…mumia e të gjitha mistereve. Arkeologët kanë zbuluar sekretin se si njerëzit ngritën mrekullinë më të madhe të njerëzimit, Piramidën e Madhe të Gizas

Me shekuj ajo ka qenë njëra prej enigmave më të mëdha botërore: se si një shoqëri e Epokës së Bronzit me pak teknologji në përdorim krijoi Piramidën e Madhe të Gizas në Egjipt – që është më e vjetra dhe e vetmja e mbijetuar nga Shtatë Mrekullitë e Botës Antike.

Tani arkeologët kanë zbuluar një provë interesante që tregon se si egjiptianët transportonin blloqet 2.5 ton të rëndë të përbërë nga gëlqerja dhe graniti, për rreth 500 mile (804 km) për të ndërtuar varrin e faraonit Khufu në vitin 2600 para erës sonë.

Egyptologist Mark Lehner

E madhe 146 metra, ajo është piramida më e madhe që ekziston deri në mesjetë dhe më strukturën më të madhe të bërë nga njeriu në Tokë. Tani, zbulimi i një papirusi antike, në një varkë ceremoniale tregon një sistem të zgjuar ujësjellësi që hedh dritë mbi mënyrën se si është punuar infrastruktura për ndërtuesit.

Detalet arkeologjike të materialeve tregojnë se si mijëra punëtorë me mjeshtëri transportonin 170 tone të gëlqeres përgjatë Nilit me varka të drurit, që i lidhnin ato me litarë, nëpërmes një sistemi të konstruktuar të kanaleve brenda një porti vetëm pak metra nga baza e piramidës.

Rripi i papirusit të lashtë që u zbulua në portin Wadi Al – Jarf është ai i cili jep një pikëpamje të re për rolin e anijeve që kishin luajtur në ndërtimin e piramidave.

Merer, një mbikëqyrës përgjegjës për 40 punëtorë elitë, e ka shkruar atë, dhe kjo është letra e parë e shkruar me dorë për Piramidën e Madhe e cila përshkruan në detale se si gëlqerja me gurë ishte bartur me anë të rrymës nga Tura në Giza,

Reconstructed boat on Nile

Në ditarin e tij Merer përshkruan se si skuadra e tij kishte transformuar hapësirën duke hapur diga gjigante për ta kanalizuar ujin e Nilit në një kanal që shpinte tek piramidat dhe për ta ndërtuar mandej atë.

Edhe pse në fillim graniti i zbuluar brenda dhomave të piramidave ishte i njëjtë si në qytezën Aswan, qe gjendet 857 km në jugë të Gizës, gurët gëlqerorë kishin ardhur nga Tura 12 kilometra nga Piza, por arkeologët nuk ishin dakord për mënyrën se si kanë arritur ata të transportoheshin.

Tani arkeologu Mark Lehner, ekspert në këtë fushë, ka zbuluar provat e një rruge ujore të mbyllur poshtë pllakës së pluhurosur të Gizës. “Ne kemi përshkruar pellgun e kanalit qendror për të cilin ne mendojmë se ka qenë zona e parë e derdhjes se ujit në themelin e Gizës”, tha ai.

Merer papyrus

Zbulimet e reja janë transmetuar në një dokumentar me titull “Egypt’s Great Pyramid: The New Evidence”, në Channel 4 në Angli, e në të cilin shihet se janë të përfshirë edhe një skuadër tjetër e arkeologëve të cilët kanë zbuluar një anije ceremoniale për Khufu, që e udhëheqtë atë për jetën tjetër, e cila jep pikëpamje të reja për ndërtimin e anijeve në atë kohë.

Një ekip specialistesh është duke restauruar dërrasat, para se ti skanojë ato me laser 3D për të parë se si ata i kishin bashkuar ato. Ata zbuluan se anija ishte varrosur së bashku me faraonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.