Ballina / KOSOVA / Lexo për plakun që e fillon mëngjesin duke përshëndetur “Clintonin”
In Fabric

Lexo për plakun që e fillon mëngjesin duke përshëndetur “Clintonin”

Hasim Haliti e nis çdo mëngjes duke e përshëndetur ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.

Haliti e mban në mur pranë shtratit të vet një fotografi tetë vjet të vjetër që i uron ish-presidentit ditëlindjen e 63-të me mbishkrimin “nga populli i Kosovës” në gjuhë angleze dhe shqipe, shkruan “WashingtonTimes”..

Mund të jetë e vjetër, por Haliti nuk e ka ndërmend ta heqë atë nga muri apo t’i largojë fotografitë tjera të politikanëve amerikanë dhe gjeneralëve ushtarakë nga fundi i viteve të 1900-ta, të cilat qëndrojnë të varura në muret e kafenesë së tij të vogël afër xhamisë së fshatit në verilindje të Kosovës.

Pak amerikanë kalojnë kah Kërpimeh, fshati i largët me rreth 800 banorë afër kufirit me Serbinë. Por, një dashuri e thellë për Shtetet e Bashkuara, një dashuri e ndritshme prej administratave Bush, Obama e te ajo Trump, ende është e madhe në vend, si mirënjohje për rolin kritik të SHBA-së në çlirimin e Kosovës nga Serbia para 18 viteve, shkruan më tej “Washington Times”.

Sondazhet globale tregojnë se vendi i vogël nga Ballkani e ka nivelin më të lartë të aprovimit për lidershipin amerikan. Kjo dashuri pa kushte duket se është e palëkundur edhe në një kohë kur imazhi i Amerikës në botë po goditet në mesin e aleatëve tjerë që janë të parehatshëm nga agjenda e Trumpit “Amerika e Para”.

“Si mund të mos e duam Amerikën kur për shkak të saj ne jemi rikthyer në shtëpitë tona?”, ka pyetur Haliti, i cili kishte ikur në mal gjatë luftës së viteve 1998-99 me Serbinë, dhe kur ishte kthyer e kishte gjetur kafenenë e djegur nga serbët.

“Ne ishim shumë të lumtur që u rikthyem në shtëpitë tona të djegura dhe për të jetuar nën mbulojë plastike sepse më në fund erdhi paqja. Nuk kishte më të shtëna dhe masakra”, ka shtuar ai.

 

Check Also

Milaim Zeka

Zyrtare: Milaim Zeka një muaj në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka rrëzuar propozimin e prokurorisë speciale për dhënien e 30 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *