Ballina / Galeria / Lexo kush i shkaktoi krateret e mëdha në Arktik
Arktik krateret

Lexo kush i shkaktoi krateret e mëdha në Arktik

Krateret e mëdha për herë të parë u dukën në vitin 2014 dhe çuan në spekulime të shumta se ato mund të ishin krijuar nga testimet e raketave ruse.

Më vonë, shkencëtarët janë pajtuar se krateret janë krijuar nga shpërthimet nëntokësore të metanit.

Pamjet satelitore tregojnë se krateret, të cilat janë të mbushura me ujë – janë të prira të shpërthejnë më shumë se një herë.

Profesori Vasily Bogoyavlensky tash pohon se ai dyshon se ka pasur gërmime të mëdha për rezerva të gazit me kërkesë të presidentit Vlladimir Putin.

“Rrjedhjet nga puset e gazit çojnë në xhepat e paqëndrueshëm të metanit që grumbullohen nën tokë të ngrirë”, tha ai.

Ai beson se krateret janë shkaktuar nga përdorimi i teknologjisë njerëzore në tundra.

Bogoyavlensky nga Instituti kërkimor rus për gaz dhe naftë, po ashtu ka bërë të ditur se krateret kërcënojnë të eksplodojnë për herë të dytë.

Ai tha se kanë provuar se formimi i kratereve nuk është fenomen, ndërsa shpreh shqetësimin rreth rrezikut nga katastrofat natyrore.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

Pesë qytete evropiane ku mund t`i kalosh pushimet me çmime më të lira

Një nga qytetet më të lira për pushime vlerësohet të jetë Kieva, kryeqytet i Ukrainës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *