Ballina / BOTA / Letër nga burimi i të dhënave “Panama Papers”
panama papers

Letër nga burimi i të dhënave “Panama Papers”

Autorët anonimë të rrjedhjes së dokumentacionit për skandalin financiar “Panama Papers” mendojnë se “pabarazia në të ardhura është një nga çështjet më madhore të kohërave tona” dhe se qeveritë duhet të bëjnë më shumë për të trajtuar këtë aspekt.

Pak ditë përpara bërjes publike të informacioneve të plota financiare, i njëjti burim i ka dërguar një deklaratë gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung, si dhe Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë, ku shpjegohen arsyet që çuan në nxjerrjen e këtij informacioni.

Në letër thuhet se “bankat, institucionet financiare dhe autoritetet e taksave kanë dështuar. Vendimet që janë marrë kanë favorizuar të pasurit, duke rënduar ndërkohë shtresat me të ardhura të mesme dhe ulëta”.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje rreth identitetit të burimit të “Panama Papers”, por sipas gazetës gjermane, është vërtetuar se deklarata ka ardhur nga i njëjti burim që u pati dërguar volumet me dokumentacionin financiar.

LEXO EDHE:

 Si punuan gazetarët për zbulimin e skandalit ‘Panama’

Provo po ashtu

Mustafa: Është nder por nuk do ta imponoj veten për president të vendit

Isa Mustafa e ka pranuar publikisht dëshirën e tij për t’u bërë president i vendit. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.