Ballina / Shkencë / Lëshohen në natyrë mushkonjat vrasëse të modifikuara gjenetikisht
mushkonje

Lëshohen në natyrë mushkonjat vrasëse të modifikuara gjenetikisht

Agjencia amerikane për mbrojtje të mjedisit (EPA) ka miratuar që në 20 shtete federale duke përfshirë edhe kryeqytetin të lëshohen në natyrë mushkonjat të cilat duhet ta zvogëlojnë popullimin e mushkonjave të egra tigër duke e infektuar me bakterin Wolbachia pipientis.

Në natyrë do të lëshohen vetëm meshkujt e infektuar të cilët nuk e sulmojnë njeriun. Kur mushkonjat e infektuara i mbarësojnë femrat e egra të cilat nuk e kanë bakterin e njëjtë, vezët e mbarësuara nuk do të zhvillohen sepse kromozomet mashkullore nuk do të zhvillohen në mënyrë të rregullt.

Shkencëtarët nga MosuquitoMate pretendojnë se mushkonjat e infektuara me kohë do ta zvogëlojnë dukshëm popullimin e mushkonjave tigër. Përparësia e kësaj metode në raport me atë të zakonshme është se nuk ka nevojë për spërkatje me kimikale dhe nuk pësojnë insektet dhe lloji tjetër i mushkonjave.

“Kjo është mënyrë jo kimike e luftës kundër mushkonjave prandaj presim se do të jetë atraktive”, ka thënë për revistën “Nature”, David O’Brohta, entomologu i Universitetit të Merilendit.

 

Check Also

antarktida

Misteret që fsheh Antarktida

Prej mijëra vjetësh misteri e ka magjepsur njeriun, e ka ‘marrë për dore’ duke e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *