Ballina / BOTA / Lehtësohen procedurat për ata që duan të punojnë në Gjermani

Lehtësohen procedurat për ata që duan të punojnë në Gjermani

Nga 1 janari i vitit 2020, qytetarët e Ballkanit Perëndimor që duan të punojnë në Gjermani do të kenë procedura të thjeshtuara për t’u pajisur me vizë.

Sipas parashikimeve të reja ligjore, parashikohet se qytetarët nuk do të presin më 1 vit për vizë, por vetëm disa javë.

Gjermania pritet të lehtësojë procedurat për t’u pajisur me vizë pune për punëtorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë sqaron se më 1 janar 2020 pritet të hyjë në fuqi ligji gjerman për fuqinë punëtore, i cili rregullon me detaje ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së.

Në këtë kontekst, për herë të parë mund të shkohet në Gjermani edhe me një vizë 6 mujore për të kërkuar punë, duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë.

Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të vijnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanishten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë.

Qëllimi i ndryshimeve të reja lidhet edhe më përmirësime të tjera në drejtim të eficiencës dhe mirësjelljes ndaj aplikuesve në procesin e vizës, kjo përmes zgjerimit të kapaciteteve, dixhitalizimit të mëtejshëm dhe masave konkrete për zvogëlimin e procesit administrativ në procedurën e marrjes së vizës.

Ligji vjen i hartuar në formë të tillë pas ankesave të shumta që kanë qytetarët lidhur me procedurat e tejzgjatura për të punuar dhe pajisur me vizë në Gjermani.

Lehtësirat nga Ligji

-Mund të shkosh në Gjermani edhe me vizë 6-mujore

-Shkurtohet afati i marrjes së vizës, nga 1 vit në disa javë

-Gjimnazistët mund të kërkojnë kualifikim në Gjermani./Dita

Provo po ashtu

Gjykata Kushtetuese

Supremja refuzon ankesat e VV-së, LDK-së e KDTP-së kundër PZAP-it

Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat në PZAP të Lëvizjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.