Ballina / BOTA / Le Pen urdhërohet t’iu nënshtrohet testimeve psikatrike
Marine Le Pen

Le Pen urdhërohet t’iu nënshtrohet testimeve psikatrike

​Një gjykatë në Francë ka udhëruar lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen t’iu nënshtrohet testeve psikiatrike, në kuadër të hetimeve që kanë nisur, pas shpërndarjes së fotografive në të cilat shihen mizoritë e grupit militant, Shteti Islamik (IS).

Le Pen ka publikuar në Twitter kërkesën e gjykatës, duke e cilësuar “të çmendur”.

Ajo kishte publikuar disa fotografi më 2015, duke përfshirë një viktimë të IS-it me kokë të prerë.

Asaj i është hequr imuniteti si anëtare e parlamentit dhe mund të ndëshkohet me dënim apo burgim.

Si lidere e asaj që është quajtur Fronti Kombëtar, Le Pen është mundur nga Emmanuel Macron në raudin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Që nga ajo kohë, politikania ka tentuar të ngrihet sërish, derisa partia e saj ka ndryshuar emrin në Marshi

Nacionalist, në mënyrë që të distancohet nga shenjat e racizmit.

Sipas një dokumenti të publikuar nga vetë ajo, gjyqtari ka kërkuar që përmes testeve të vlerësojë nëse ajo ka probleme mendore, apo “nëse është në gjendje të kuptojë pyetjet dhe të përgjigjet”.

Le Pen në anën tjetër e ka vlerësuar kërkesën “të çmendur” dhe se sipas saj “regjimi është duke nisur të bëhet i frikshëm”.

Mirëpo prokurorët i kanë thënë gazetës, Le Parisien se kërkesa është pjesë e procedurave të rregullta.

Le Pen ishte përballur me pakënaqësi kur kishte postuar fotografitë, pasi një gazetar kishte bërë krahasim në mes të IS-it dhe partisë së tij.

Rasti kundër saj është i lidhur me ligjin francez, i cili kundërshton qarkullimin e “mesazheve të dhunshme, të cilat nxisin pornografi dhe terrorizëm, apo të cilat dëmtojnë rëndë dinjetetin njerëzor” dhe të cilat mund të shihen nga të miturit.

@Fluidi

Provo po ashtu

sokol dobruna

Dobruna flet pas 6 orëve intervistim nga Gjykata Speciale

Pas gjashtë orëve intervistim, ish-gjykatësi i UÇK-së, Sokol Dobruna, ka dalë nga zyra e Gjykatës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.