Ballina / KOSOVA / LDK: Themelimi i Komisionit për MSA, në kundërshtim me praktikat parlamentare
ldk isa mustafa

LDK: Themelimi i Komisionit për MSA, në kundërshtim me praktikat parlamentare

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar të marten në lidhje me themelimin e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim Asociim (MSA) mes Kosovës e Bashkimit Evropian.

Sipas LDK-së  përbërja e re e Komisionit nuk reflekton madhësinë e grupeve parlamentare të Kuvendit.

“Sipas praktikës për themelimin e komisioneve parlamentare, përbërja e komisionit duhet të reflektojë madhësinë e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Ndërkaq, kryesuesi dhe zëvendës-kryesuesit e këtij komisioni duhet të caktohet sipas formulës që përdoret në shpërndarjen e kryesimit të komisioneve parlamentare”, thuhet në një komunikatë për media të LDK-së.

LDK po ashtu ka paralajmëruar se nuk do të mbështes Komisionet nëse anëtarët, kryesuesit dhe zëvendës-kryesuesit e tyre caktohen në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se ky komision është i rëndësisë së veçantë. Prandaj, përbërja dhe kryesimi i tij duhet të reflektojnë një konsensus të përgjithshëm politik të forcave politike në Kuvendin e Kosovës” ka në thënë mes tjerash në LDK./infoglobi

@Fluidi

Provo po ashtu

haradinaj

I shkarkuari nga bordi i shkruan letër Haradinajt: Ju e Thaçi lobuat për tjetër kandidat

Imer Hamiti-Ish Kryesues i Komisionit të Auditimit i është drejtuar Kryeministrit Ramush Haradinaj për vendimin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *