LDK_InfoGlobi

LDK: Të hetohet MPJ-ja

‘MPJ ka qenë, dhe vazhdon të jetë, një shembull i keq i keqpërdorimeve’ kështu u tha sot në konferencën që mbajti Lidhja Demokratike e Kosvoës (LDK).

“Raportet e fundit te ZAP (Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës) dëshmojnë shkeljet financiare në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Integrimeve Evropiane” tha Vjosa Osmani, deputete në këtë parti.

LDK shprehet se “Edhe këtë vit, sipas Auditorit të Përgjithshëm, Ministria e Punëve të Jashtme ka vazhduar të bëjë shkelje të rënda financiare duke keqpërdorur buxhetin e Kosovës dhe paranë publike”.

“Zyra e Auditorit të Përgjithshëm vëren se rekomandimet e tyre të fundit nuk janë përfillur në veçanti në fushat si: hartimi i buxhetit, të hyrat, kompensimet e pagave, udhëtimet jashtë vendit, shpenzimet telefonike, keqpërdorimi i automjeteve zyrtare” shprehet LDK.

“MPJ ka bërë shkelje duke paguar bileta te aeroplanit për persona të cilët nuk punojnë fare ne këtë Ministri dhe të cilat udhëtime nuk kishin aprovime paraprake nga askush. MPJ ka tejkaluar shpenzimet e udhëtimeve jashtë vendit për mbi 30% ose afër 250.000,00 Euro” shprehet LDK.

Sipas LDK-së, ‘MPJ ka qenë, dhe vazhdon të jetë, një shembull i keq i keqpërdorimeve në konkurse’.

“Ministri Hoxhaj ka punësuar shumë miq të tij në MPJ. Pas punësimit të militantëve partiak, Hoxhaj transferon nga pozita e Këshilltarit Politik në atë të Drejtorit të Medieve Artan Behramin, derisa javën e kaluar edhe dy këshilltarë tjerë të tij i transferon në pozita të shërbyesve civil, të cilët njëkohësisht vazhdojnë të mbajnë dy pozita, edhe të Këshilltarëve Politik edhe Shërbyesve Civil që është një shkelje e rëndë e ligjit” shprehet LDK.

LDK i bëri thirrje institucioneve gjyqësore që ‘urgjentisht të hetojnë këto keqpërdorime’. LDK kërkon nga menaxhmenti i këtyre ministrive që të bëjnë një rishikim të thellë të sistemit të kontrollit të brendshëm, duke i analizuar me kujdes të gjitha dështimet e kontrolleve dhe dukë përfillur urgjentisht të gjitha rekomandimet e adresuara nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.