vjosa osmani
Ilustrim

LDK: Presidenti mblidhte vota për mocion

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një seri kritikash. Njëra nga to vjen nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në emër të të cilit foli Vjosa Osmani.

“Institucioni i Presidentit të Kosovës nuk po e luan rolin e vet si simbol i unitetit. Këtë e dëshmoi qysh nga shpërbërja e parlamentit koha kur mblidhte vota për mocionin për prishjen e Koalicionit, e më pas duke marr pjesë në fushatë dhe duke ndikuar te qytetarët për PDK-në. Ai keqpërdori rolin e tij kushtetues e edhe pakicat e Kosovës, duke prezentuar gjërat që nuk do t’i respektojë”, tha Osmani.

Presidenti po keqpërdorë edhe dialogun Kosovë -Serbi, theksoi Osmani dhe shpjegoi se ai është takuar dhjetëra herë me homplogun e tij nga Serbia, por për dialogun dhe këto takime “ai nuk është fare transparent”./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.