Ballina / KOSOVA / LDK orientimisht do ta mbajë kuvendin zgjedhor më 3 gusht

LDK orientimisht do ta mbajë kuvendin zgjedhor më 3 gusht

Kuvendi zgjedhor i LDK-së me gjasë do të mbahet më 3 gusht.

Kryesia e partisë pasditen e vonë të së martës ka vendosur që orientimisht kuvendi i brendshëm zgjedhor, ku do të zgjedhet edhe kryetari i ri i partisë të mbahet më 3 gusht të këtij viti.

“Në ndërkohë, të gjitha organet e LDK-së do të përmbyllin përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e Kuvendit”, thuhet në komunikatën e LDK-së pas mbledhjes së kryesisë.

Tutje, në komunikatë thuhet se Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës. /InfoGlobi

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.