Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / LDK, nuk heq dorë nga pozita e kryeministrit
ld, isa mustafa, zgjedhjet, kosova, politika

LDK, nuk heq dorë nga pozita e kryeministrit

Këshilli do të marrë vendim për koalicion parazgjedhor apo pas zgjedhjeve

Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, në një deklaratë për media pas mbledhjes së Këshillit ka thënë se qëndrimi i tyre është i prerë dhe se nuk heqin dorë nga pozita e kryeministrit në rast së hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur Kryesinë e saj prej 31 anëtarësh në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të mbajtur sot.

Mustafa, ka ftuar një tjetër mbledhje të Kryesisë se sapozgjedhur të këtij subjekti politik ku do të bisedohet për çështjen e mandatarit për kryeministër.

“Nesër do të vijmë në një përfundim të përbashkët dhe do t’i propozojmë emrin e mandatarit Këshillit të Përgjithshëm”, duke shtuar se ka 4 apo 5 njerëz në parti që mund të jenë mandatarë, ka thënë kryetari i LDK-së.

Sa i përket koalicioneve, ai tha se parimisht është të shkojmë vetëm, por sërish Këshilli do të marrë vendim nëse është më mirë të bëjmë koalicion parazgjedhor apo pas zgjedhjeve.

Ndërsa, sa i përket  ultimatumit të Vetëvendosjes që LDK duhet të vendosë deri në fund të kësaj jave nëse do të bëjnë koalicion, Mustafa tha se këto deklarata nuk janë marrë seriozisht nga askush në parti.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, para mediave doli me 33 emrat e kryesisë së re të partisë.

Kryesia u zgjodh katër javë pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të partisë në të cilin delegatët ia besuan Mustafës edhe mandatin e tretë në krye të partisë.Kryesia e re e zgjeruar me 10 anëtarë me shumë se ajo e kaluara ka këtë përbërje: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim kryeziu, Doruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.